E konfirmuar: 7 persona kanë humbur jetën nga tërmetet në Shqipëri

E konfirmuar: 7 persona kanë humbur jetën nga tërmetet në Shqipëri

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka dhënë deklaratë të jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve të fuqishme që goditën së fundi Shqipërinë. Xhacka ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për të shpëtuar të gjallë të gjithë të prekurit nga lëkundjet e tokës, ndonëse në kushte të rënda për shkak të gjendjes […]

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka dhënë deklaratë të jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve të fuqishme që goditën së fundi Shqipërinë.

Xhacka ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për të shpëtuar të gjallë të gjithë të prekurit nga lëkundjet e tokës, ndonëse në kushte të rënda për shkak të gjendjes së krijuar  nga ndërtesat e rrënuara, njofton Klan Kosova.

”Janë operacione tepër të vështira pasi ekziston që në godina të ndodhë shembje të tjera. E gjithë Qeveria dhe struktura ndërtuese e emergjencave civile është në terren. Janë 400 efektivë të forcave të armatosura në terren, mbi 1000 efektivë policë të shtetit dhe disa qindra personel mjekësor”.

”Është situatë e rëndë qoftë për shkak të godinave të dëmtuara dhe zonave të rrezikshme të tyre”.

”Lajm i mirë është që nuk jemi vetëm, të gjithë aleatët janë lajmëruar. Nga Italia janë nisur ekspertë, nga Turqia po ashtu dhe nga vëllezërit tanë nga Kosova. Qytetarët kanë vënë një ndihmë të jashtëzakonshme. Dua t’ju bëjë thirrje me forcë të gjithë qytetarëve që shtëpitë e të cilëve janë të dëmtuara të evitojnë këto ambiente”.

”Mësimi sot në të gjitha shkollat kopshtet e çerdhet janë mbyllur sot edhe nesër”.

Ajo ka konfirmuar zyrtarisht bilancin e jetëve të humbura dhe të të lënduarve si pasojë e dridhjeve të fuqishme të tokës, njofton Klan Kosova.

”Deri tani ka 135 të lënduar, 12 të shtrirë në Spitalin e Durrësit. Janë konfirmuar 7 jetë të humbura. Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë. Lutja jonë është që ata të jenë shëndosh e mirë. Do të bëjmë çdo gjë për t’i shpëtuar. Jemi ende duke mbledhur raportime në çdo qark”.

”Kurajo të gjithëve, i gjithë shteti është në këmbë dhe do të bëjmë gjithçka për ta përballuar këtë situatë të vështirë”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?