Dyfishohet numri i grave me shami në Kuvendin e Kosovës

Numri i grave me shami në Kuvendin e Kosovës në bazë të rezultateve përfundimtare nga KQZ për zgjedhjet e 6 tetorit del të jetë dyfishuar. Në Legjislaturën e VI, Kuvendi i Kosovës e kishte vetëm një grua me shami, Labinotë Demi Murtezin që garonte në kuadër të listës së LDK-së. Në këto zgjedhje, zonja Demi […]
Në Legjislaturën e VI, Kuvendi i Kosovës e kishte vetëm një grua me shami, Labinotë Demi Murtezin që garonte në kuadër të listës së LDK-së.
Në këto zgjedhje, zonja Demi Murtezi ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe i mori 13 mijë e 595 vota. Në zgjedhjet e vitit 2017, ajo i kishte marrë vetëm 5,306 vota ose më shumë se dyfish më pak se në këto zgjedhje.
Por, kësaj here qytetarët e Kosovës e kanë votuar edhe një tjetër deputete me shami, zonjën Besa Ismaili Ahmeti, e cila bënte pjesë në listën e PDK-së.
Ismaili Ahmeti bartte numrin 6 në renditjen e PDK-së, dhe arriti që t’i fitonte 7 mijë e 887 vota për ta siguruar praninë e saj në Kuvendin e Kosovës.
Kosova në vitet e fundit është përballur me rritje të sentimentit të islamofobisë, por duket se prania e dy grave myslimane me shami, të dyja elokuente të afta, do ta sfidojë seriozisht një gjë të tillë. /Periskopi












