Dy vjet diplomaci defensive

Dy vjet diplomaci defensive

Beogradi zyrtar ka prezantuar një dokument të hënën, në bazë të të cilit Gana është shteti i radhës që e ka revokuar vendimin për t’ia njohur Kosovës pavarësinë e shpallur në 2008-n. E ka kualifikuar si triumf të radhës në ofensivën diplomatike për ta dëmtuar ndërkombëtarisht fqinjin që e konsideron krahinë të veten. Qeveria në […]

Qeveria në largim e Kosovës, e cila gjatë dy vjetëve e gjysmë të mandatit ka aplikuar diplomaci defensive, e ka mohuar edhe këtë informatë.

Por, në qeverinë serbe kanë thënë se Gana është shteti i tretë që ka revokuar këtë vit njohjen, pas fqinjit të saj, Togos, si dhe Afrikës Qendrore, si dhe i 16-ti gjithsej, pasi konsideron se 13 shtete vepruan njëjtë vitin e shkuar.

Informatën nuk e kanë konfirmuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti afrikan, së cilës gazeta gjatë ditës i ka adresuar pyetje përkitazi me lajmin e publikuar nga Daçiqi.

Në janar të vitit 2012,Gana e ka marrë vendimin për ta njohur Kosovën shtet. Ndërkohë janë vënë edhe marrëdhëniet diplomatike. Vitin e shkuar presidenti Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jorezidente e Ganës në Kosovë, e vendosur në Turqi.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës e kanë cilësuar të rremë lajmin e prezantuar nga Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?