Duda Balje përsëri në Kuvend: Dedikim emocional për votuesit e saj

Duda Balje, e cila edhe për një mandat ka marrë besimin e komunitetit të saj boshnjak që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë një dedikim të veçantë për votuesit, transmeton Periskopi. Balje u ka premtuar atyre se do të vazhdojë të jetë zëri i boshnjakëve në Kuvend. ‘’Të nderuar boshnjakë të komunës së […]
Balje u ka premtuar atyre se do të vazhdojë të jetë zëri i boshnjakëve në Kuvend.
‘’Të nderuar boshnjakë të komunës së Prizrenit – Zupa dhe Podgora, Dragashit, Pejës, Istogut dhe Prishtinës.
Faleminderit për besimin tuaj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019.
Besimi juaj është një angazhim, një nder dhe një motiv për të arritur qëllimet e zhvillimit afatgjatë që kemi filluar së bashku në të kaluarën dhe do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen’’, ka shkruar Balje në Facebook./PERISKOPI/












