Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë vend i urrejtjes

Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë vend i urrejtjes

Ylli i muzikës pop thotë se rrjetet sociale janë vend për “urrejtje dhe ankth”. Duke folur në një intervistë për “BBC”, Dua Lipa u kërkoi përdoruesve të internetit, të jenë “më të mirë ndaj njëri-tjetrit”, për të mirën e përgjithshme, shkruan BBC, transmeton lajmi.net. 24-vjeçarja i tha nikoqires Louise Minchin “Disa ditë nuk i lexoj […]

Ylli i muzikës pop thotë se rrjetet sociale janë vend për “urrejtje dhe ankth”.

Duke folur në një intervistë për “BBC”, Dua Lipa u kërkoi përdoruesve të internetit, të jenë “më të mirë ndaj njëri-tjetrit”, për të mirën e përgjithshme, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

24-vjeçarja i tha nikoqires Louise Minchin “Disa ditë nuk i lexoj fare komentet”.

“Disa ditë ndoshta ndihem më me vullnet dhe pëfundoj pothuajse duke shikuar gjëra që nuk dua t’i shoh”, shtoi ajo.

Edhe yjet e njohur si Selena Gomez, së fundi kanë shprehur shqetësimet e tyre për sjelljet në rrjete sociale, duke i përshkruar si “të tmerrshme” për gjeneratën e saj, këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Muajin e kaluar, Dua, emri i së cilës në gjuhën e saj amtare (shqipe) do të thotë dashuri, bëri thirrje për një kujdes më të shtuar për shëndetin mendor në industritë krijuese.

Këngëtarja ka pranuar se janë argëtuese dhe të dobishme përdorimi i platformave Twitter dhe Instagram, por thotë se largohet menjëherë sapo sheh komente që bëjnë të ndihet në ankth.

“Rrjetet sociale mund të jenë një mjet shumë i mirë e mund të jenë shumë argëtuese për të ndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i urrejtjes e ankthit”, ka thënë ajo.

Dua shtoi se njerëzit ndjehen se pasi fshihen pas një ekrani të kompjuterit mund të thonë gjëra të ndryshme,

Autorja e hitit “One Kiss” deklaroi se duhet të jetë misioni i çdonjërit në internet që të “shpërndajë pozitivitet dhe të inkurajojë mirësinë”.

Dua Lipa së fundi ka performuar në “MTV EMA” në Seville, Spanjë, ndërsa së shpejti lanson albumin e ri.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya