Dua Lipa kujton se si ishte tradhtuar në takimin e parë

Dua Lipa kujton se si ishte tradhtuar në takimin e parë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke promovuar vazhdimisht këngën e saj më të re “Don’t start now”. Këto ditë ajo është kthyer në Londër pas një super performancë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards. Dua ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në […]

Këto ditë ajo është kthyer në Londër pas një super performancë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Dua ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në “Kiss FM”, ku ka folur në përgjithësi rreth këngës së saj më të re, pro edhe rrjedhojën e gjërave në jetën private.

Ndër të tjerash, e pyetur nga moderatorët e emisionit se nëse e mban mend takimin e saj të parë, këngëtarja u shpreh se patjetër që i kujtohet por asesi nuk do të fliste me emrin.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”, tregoi Dua.

Ajo tani e tregon këtë situatë me të qeshura, ndonëse kur ndodhi ishte mërzitur paksa dhe ishte larguar nga festa.

“Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, ka thënë artistja nga Kosova gjatë intervistës për “Kiss FM”.

Me të treguar këtë histori, edhe moderatorët filluan të qeshin – ndonëse ishte një situatë e pakëndshme që e kishte bërë Duan të ndjehej e tradhtuar.

Sido që të jetë, vitet kaluan dhe ajo mori epitetin e një ylli botëror, ndërsa me hijeshinë e saj Dua u shndërrua në ëndrrën e çdo mashkulli. Aktualisht, ajo është në lidhje me modelin Anwar Hadid.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya