Drejtori i TV Klan: Ne shqiptarët jemi racë që e duam më shumë të huajin

Drejtori i TV Klan: Ne shqiptarët jemi racë që e duam më shumë të huajin

Drejtori i TV Klan në Shqipëri, Aleksandër Fragaj, ka ndarë momente prej shtrirjes menjëherë pas luftës në Kosovë, situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri si dhe projektin e ndërtimit të Autostradës së Kombit. “Pasi investuam në Shqipëri, çlirimi i Kosovës na dha një mundësi që në ditët e para që të vimë dhe të investojmë […]

“Pasi investuam në Shqipëri, çlirimi i Kosovës na dha një mundësi që në ditët e para që të vimë dhe të investojmë në Kosovë, kemi qenë TV i parë që kemi vendos antenat në Çyçavicë, në një majë mali pa rrugë. Ka qenë një dëshirë e imja shumë e madhe dalja në transmetim në Kosovë”, ka thënë Fragaj, njofton Klan Kosova

“Nuk mund të them se kam nisë me ndonjë ideal të madh, por detyrimi për të transmetuar në një territor që pas luftës nuk kishte asnjë televizion. Kur kam hyrë në Kosovë territori ishte bosh pa asnjë mjet komunikimi. Shqiptarët jemi treg i vogël. Ndryshimi i teknologjisë është në hap shumë të shpejt. Tek po ndërrojnë dita-ditës. Kemi të njëjtën kosto në prodhim në teknologji dhe jemi si fshati më i vogël”, ka thënë Fragaj i cili ka themeluar edhe televizionin Klan Kosova.

Fragaj në Zona e Debatit ka thënë se meritën më të madhe për ndërtimin e rrugës së kombit e ka ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Ka qenë vendimmarrje e tij. Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri ishte greke në atë kohë. Ata ishin për të bërë një rrugë me dy korsi nëpër mal, por nuk ishte autostradë dhe ka qenë vendimmarrja e tij absolute edhe pse nuk ia financoi asnjë organizatë ndërkombëtare. Ai tha se do ta bëjmë”.

“Tenderimet e para për Kalimash-Morinë kanë qenë për dy korsi, jo autostradë. Projekti i parë është bërë me dy korsi. Kur u diskutua çështja e tunelit me të cilën Berisha u morr tepër, ai tha “nëse duam të bëjmë rrugë, rruga është autostradë”. I ka thënë ministrit të atëhershëm të transportit se rruga për Kosovë duhet të jetë me katër korsi. Po të mos e bënte Sali Berisha sot e 100 vjet rruga do të ishte me dy korsi. Berisha ka qenë i lidhur shumë me Kosovën”.

Ai ka qenë kritik mbi ndërtimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ka pas përpjekje deri edhe të bëjmë një ligë futbolli që s’u bë. Nëse do të ishte një kampionat a do të ishte më cilësor? Dy shtet shqiptare një komb shqiptar të bashkëpunojë aq pak… Jemi racë që më shumë preferojmë të huajin se njeriun tonë. Jo vetëm në nivele të larta politike. Jemi pak dhe nuk bashkëpunojmë as në politikë, as arsim, kulturë, biznes…”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?