Dorëhiqet drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga ky Agjencion. Këtë e ka bërë me dije kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj: Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit […]
Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga ky Agjencion.
Këtë e ka bërë me dije kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj:
Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare.
Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.
Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.
Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë.












