Donald Trump poston fotografi-montazhë bizare si boksier në faqen e tij zyrtare

Presidenti amerikan Donald J. Trump sapo ka publikuar në faqet e tij në Facebook e Twitter një fotografi ku duket fytyra e tij dhe poshtë fiziku i një boksieri. Kjo foto-montazhë nuk është e para që ka shpërndarë Trump, shkruan Periskopi. Një gjë të tillë ai e kishte bërë edhe më herët, me rastin e […]
Presidenti amerikan Donald J. Trump sapo ka publikuar në faqet e tij në Facebook e Twitter një fotografi ku duket fytyra e tij dhe poshtë fiziku i një boksieri.
Kjo foto-montazhë nuk është e para që ka shpërndarë Trump, shkruan Periskopi. Një gjë të tillë ai e kishte bërë edhe më herët, me rastin e qenit “hero” që pretendohet të kishte kapur terroristin e njohur Al-Bagdadin që u vra gjatë këtij muaji, shkroi Periskopi.
Fotomontazha në fjalë ka të bëj me procesin e hetimit për shkarkim që është duke u zhvilluar nga Kongresi i ShBA-ve në lidhje me përpjekjen e presidentit Trump për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Trumpi pretendon se asnjë prej dëshmitarëve deri tash nuk kishte argumentuar fajësinë e tij, edhe pse në fakt ambasadori i ShBA-ve në BE kishte thënë në mënyrë eksplicite se kishte pasur kërkesë për këmbim të ndihmesave ushtarake për Ukrainën me një hetim që do të dëmtonte kandidatin Joe Biden, që pritet të jetë rivali i tij në zgjedhjet presidenciale 2020.