Dëshmia rrëqethëse e zjarrfikësit me 27 vite eksperience: Kemi përjetuar një nga çastet më të vështira të jetës sonë

Tri ditë pas tërmetit të 26 nëntorit shumë banesa në Thumanë janë kthyer në gërmadha që tregojnë dhimbjen e madhe që do lënë pas, me jetët e ndërprera në mes. Këto pamje të trishta flasin vetë. Tregojnë jetët brenda atyre mureve, kujtimet e të cilave ata i morën me vete… Këto kukulla të copëzuara, fotot […]
Këto pamje të trishta flasin vetë. Tregojnë jetët brenda atyre mureve, kujtimet e të cilave ata i morën me vete… Këto kukulla të copëzuara, fotot si i vetmi kujtim, veshjet e fëmijëve do të jenë aty edhe pak për tu ndarë më pas përfundimisht me çdo gjurmë të së shkuarës ku ata bëjnë tashmë pjesë.
Që prej tërmetit të së martës së 26 nëntorit, vende të ndryshme të botës u bashkuan në ndihmë të vendit tonë në shenjë solidariteti në një betejë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish që mbetën nën rrënoja.
Një prej tyre tregon emocionet dhe vështirësitë që u ndesh duke nxjerrë trupat që mbetën nën rrënoja pas tërmetit katastrofik.
“Kemi përjetuar një nga çastet më të vështira të jetës sonë. Shumë, shumë e vështirë. Kam një përvojë 27 vjeçare dhe kjo ishte më e vështira për mua. Jemi njerëz që duam të shpëtojmë njerëz. Ne një të nxirrnim përplasnim duart se ishte një fitore e madhe.”
Këto rrënoja, ruspat që po mundohen të rrëzojnë çdo gjë tërmeti la pas dhe kujtimet e bukura të familjarëve që mbetën gjallë do ta bëjnë Thumanën të mbahet mend gjatë si vendi i grave dhe fëmijëve që shtynin jetën në varfëri, ndërsa burrat e shtëpisë punonin në emigracion.
Tërmeti i 26 nëntorit vetëm në Thumanë u mori jetën 23 personave.












