Deri këtu e patëm, Kosova shpërdoron mundësinë e parë për Euro 2020, mposhtet nga Çekia

Deri këtu e patëm, Kosova shpërdoron mundësinë e parë për Euro 2020, mposhtet nga Çekia

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka shpërdoruar mundësinë e parë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian pasi është mposhtur 2-1 nga Republika e Çekisë. Të gjithë prekëm qiellin e shtatë kur Atdhe Nuhiu kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 50-të, raporton Periskopi. Mirëpo, vendësit fillimisht barazuan në minutën e 71-të përmes Kral, […]

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka shpërdoruar mundësinë e parë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian pasi është mposhtur 2-1 nga Republika e Çekisë.

Të gjithë prekëm qiellin e shtatë kur Atdhe Nuhiu kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 50-të, raporton Periskopi.

Mirëpo, vendësit fillimisht barazuan në minutën e 71-të përmes Kral, para se Celustka t’ia siguronte fitoren nikoqirëve në minutën e 79-të.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur, Kosova ka katër pikë më pak se vendi i dytë, që nënkupton se ka humbur mundësinë për kualifikim.

Mirëpo, djelmoshat e Bernard Challandesit do ta kenë mundësinë e dytë për kualifikim nga Liga e Kombeve. /Periskopi.com/

Të fundit
Të ngjashme