Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i drejtohet në mënyrë poshtëruese Edi Ramës “Ky farë kryeministri”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Arben Gashi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama, për pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit. Kosova përmes presidentit Thaçi vendosi që të mos merrte pjesë në Ohër, duke refuzuar kështu edhe një herë idenë e Schengenit Ballkanik apo “Minishengenit” siç po njihet ndryshe. Sidoqoftë, të pranishëm janë […]
Kosova përmes presidentit Thaçi vendosi që të mos merrte pjesë në Ohër, duke refuzuar kështu edhe një herë idenë e Schengenit Ballkanik apo “Minishengenit” siç po njihet ndryshe.
Sidoqoftë, të pranishëm janë pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Periskopi.

Gashi i është referuar në mënyrë poshtëruese Ramës, duke e quajtur “ky farë kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re” dhe më pas ka pyetur se çka po i duhet.
Ai është hamendur më tej se Ramës i vyen më shumë kredibilitet pas krizës së thellë politike në Shqipëri.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës njihet për marrëdhënie shumë të mira me Partinë Demokratike dhe liderin e saj, z.Sali Berisha.












