Dënohet me dy vjet burg për kontrabandim me migrantë

Dënohet me dy vjet burg për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të enjten, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 500 euro gjobë të akuzuarin për kontrabandim me migrantë, Bashkim Isufi. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen veprën tjetër penale brenda […]

Gjykata Themelore në Gjakovë, të enjten, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 500 euro gjobë të akuzuarin për kontrabandim me migrantë, Bashkim Isufi.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen veprën tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej dy vjetësh.

Ndërsa, i akuzuari gjobën është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 6 nëntor, i akuzuari Isufi e kishte pranuar fajësinë.

Në këtë rast, i akuzuar ka qenë edhe Sali Krasniqi, mirëpo ai pas pranimit të fajit, nga Gjykata Themelore në Gjakovë, në maj të këtij viti, ishte dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 500 euro gjobë.

Ndërsa, rasti ndaj të akuzuarit Bashkim Isufi ishte veçuar për shkak të mos sigurimit të prezencës së tij.

Sipas aktakuzës së ish-Prokurorisë Publike të Qarkut në Pejë, të ngritur më 16 qershor 2008, Bashkim Isufi dhe Sali Krasniqi ngarkohen me veprën penale “kontrabandim me migrantë”, nga neni 138, paragrafi1, lidhur me nenin 23 të KPPK-së.

Sipas aktakuzës, më 16 shkurt 2008, në Gjakovë, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm të akuzuarit kanë marrë pjesë në kontrabandim me migrantë.

Në aktakuzë thuhet se në ditën kritike të pandehurit janë takuar me të dëmtuarin Agron Hoti dhe vëllain e tij, në lokalin e quajtur “Oita 4” në Gjakovë, ku të njëjtit janë marrë vesh për sasinë e të hollave prej 2800 euro, që ta dërgojnë atë për në Itali, me ç’rast i dëmtuari përmes mikut të tij, ia ka paguar shumën prej 400 euro, si dhe një telefon mobil në vlerë prej 400 euro, e krejt  këtë me qëllim që i dëmtuari të shkojë në Itali ku dhe është nisur, por është ndalur dhe kapur nga ana e policisë boshnjake në qytetin Vellika Klladusha të Bosnjës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?