Daka thotë se procesi zgjedhor po shkon drejt përmbylljes dhe certifikimit të rezultatit

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit po shkon drejt fundit. Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate nga 1407 vendvotimeve, janë rinumëruar rreth 78 për qind të votave. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ-ja është […]

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ-ja është e gatshme të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Pasi që të përfundon rinumërimi, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më nuk ka afat të ankesave. Pra, është afati i fundit në ditën e fundit të rinumërimit, dhe pas kësaj, nëse nuk kemi ndonjë ankesë tjetër jemi të gatshëm që t’i certifikojmë rezultatet”, tha Daka.

Kryetarja e KQZ-së, nuk deshi të jap ndonjë datë të saktë se kur do të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por sipas saj, mund të ndodhë që kjo të bëhet javën e ardhshme.

“Nuk kisha dashur të jap ditë apo datë të certifikimit sepse duhet së pari të presim ta përfundojnë rinumërimin dhe pas asaj mund të flasim për data eventuale”, u shpreh Daka.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto parti janë duke zhvilluar takime për formim të qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?