Daci: VV e LDK nuk duhet të diskutojnë për postin e presidentit në këtë kohë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se për postin e presidentit është herët të bisedohet sepse sipas tij kjo çështje rrit tensione, shkruan Periskopi. “Mendoj që është shumë e hershme dhe e ulë vlerën e institucionit të presidentit, që nuk e mohoj atë të drejtë sepse koalicioni në kohën e duhur e […]
“Mendoj që është shumë e hershme dhe e ulë vlerën e institucionit të presidentit, që nuk e mohoj atë të drejtë sepse koalicioni në kohën e duhur e bën propozimin e zgjedhjen”, ka thënë ai. “Kjo, për perceptimin tim, vetëm e shton nervozën. Veçse ka reagime të ndryshme. Nuk shoh nevojë për një nguti të tillë. Nuk them që të shkohet pa dakordim, por të mos jetë rend dite sepse ajo e rrit tensionin, ose mund të mos vijë te dakordimi.
Daci ka thënë se çështja e presidentit duhet të diskutohet gjatë funksionimi të qeverisë.
Gjatë funksionimit të qeverisë së re e parlamentit, kur t’i vijë momenti është e drejtë legjitime e LDK-së e koalicionit që të propozojnë apo zgjedhin”./Periskopi/












