Daci thotë se është zhgënjyer nga Kurti pas fitores në zgjedhje

Ish-kryeparlamentari Nexhat Daci ka thënë se është zhgënjyer me Albin Kurtin, pak ditë pasi i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit. Daci ka thënë se Kurti tregoi moskujdes kur pësoi aksident në Shqipëri. “Unë e them që zgjedhjet e kanë tregu por e kam edhe një zhgënjim të madh sepse aksidenti që ka ngja me veturën […]
Daci ka thënë se Kurti tregoi moskujdes kur pësoi aksident në Shqipëri.
“Unë e them që zgjedhjet e kanë tregu por e kam edhe një zhgënjim të madh sepse aksidenti që ka ngja me veturën e tij në një udhtim tregon që nuk ka përvoj në atë strukturë politike se si mbrohet kryeministri i vet dhe besoj që ka shumë vullnet në Ballkan që në atë aksident ta pëson kryemintri, duhet të jetë shumë i kujdeshëm”
“Bindja ime nuk e them që është e drejtë, por deri sa nuk kujdeset shteti, partia e tij dhe ai vet nuk guzon të sillet papërgjegjshem ndaj sigurisë së tij, ka tepër njerëz në Ballkan që ta lëndojnë dhe të mos jetë i aftë”, ka thënë Daci në Rubikon./Periskopi/












