Çmendet ish-Presidenti: Edi Rama vrau 49 viktimat e tërmetit

Çmendet ish-Presidenti: Edi Rama vrau 49 viktimat e tërmetit

Bujar Nishani ka replikuar me ish-ministrin Et’hem Ruka, që një ditë më parë reagoi ashpër, pasi Nishani e konsideroi kryeministrin Edi Rama idiot. Nishani thotë se i qëndron atij mendimi, madje shkon edhe më tej, duke thënë se viktimat e tërmetit i vrau Rama. “Et’hem Ruka që mban dhe titullin “Profesor” qënka revoltuar e më […]

Nishani thotë se i qëndron atij mendimi, madje shkon edhe më tej, duke thënë se viktimat e tërmetit i vrau Rama.

“Et’hem Ruka që mban dhe titullin “Profesor” qënka revoltuar e më është kundërvënë pse i kam thënë një njeriu të papërgjegjshëm deri në ekstrem “idiot” !

Ky profesor që merr përsipër të arsimojë rininë tonë nuk i bën përshtypje dhe i duket normale që kryeministri i një vendi del në publik e deklaron se ; “unë kam shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme dhe me këtë do mund të mbyll ekranet e median”.

Këtij profesori i duket normale që kryeministri në vend të nxjerrë trupat e shqiptarëve nga rrënojat i jep vetes kompetencat e sulltanit, që nuk ja njeh asnjë ligj e as Kushtetuta e këtij vendi.

Këtij profesori i duket normale që kryeministri në vend të strehojë fëmijët dhe pleqtë që janë në mes të shiut e të ftohtit, del e shantazhon median që informon publikun.

Këtij profesori i duket normale që kryeministri në vend t’u japë një supë të ngrohtë e një gotë çaj shqiptarëve që gdhihen jashtë, kërcënon mediat që denoncojnë vjedhjet edhe të batanijeve të nevojtarëve.

“Profesori” është prekur pse nuk solidarizohemi me palaçollëkun e kryeministrit dhe jo me hallet dhe të vërtetat e qytetarëve nën rrënoja.

Halli i profesorit është se mos na zbulohen paudhësitë dhe gënjeshtrat e kryeministrit dhe jo si të mbulohen shqiptarët nën qiellin e hapur.

Për fat, duhet ta kuptojmë pse mafia vazhdon e mban të uzurpuar pushtetin.

Propaganda e shpifur që fshehu dhe injoroi dëmet e tërmetit të parë, i çoi në varr 49 shqiptarë të mirë.

Dhe ne rrimë e gjykojmë ata të mjerët që shesin votën për një thes miell!”- shkruan Nishani. /Tema/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?