Çifti i partisë që mbështeti VV-në zotohet ta nxjerrë Gjermaninë prej “egërsisë neoliberale”

Partia gjermane e qendrës së majtë SPD duhet të kërkojë një rrugë jashtë “egërsisë neoliberale” dhe të tërheq mbështetjen për qeverinë e Angela Merkelit nëse nuk rrit investimet në shërbime publike e infrastrukturë, kanë dhënë dy politikanët që mësyjnë lidershipin e partisë. E themeluar më 1863, ajo është partia më e vjetër social-demokrate në botë […]
E themeluar më 1863, ajo është partia më e vjetër social-demokrate në botë dhe ka qenë shtylla qendrore e rendit politik në Gjermani pas Luftës së II Botërore, por qe një kohë të gjatë e gjen veten si partner të vogël të CDU-së së Angela Merkelit.
Për më tepër, mbështetja për të ka rënë në masë drastike në zgjedhjet evropiane të këtij viti, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Pas dorëheqjes së Andrea Nahlesit si udhëheqës në qershor, dy politikanë shumë pak të njohur, Norbert Walter-Borjans dhe Saskia Esken, dolën si garues surprizues në zgjedhjet e brndshme të kësaj partie.
Në një intervistë për tri gazeta evropiane – The Guardian, El Pais dhe La Republicca – çifti tha që nëse fiton do të kërkojnë një riorientim të SPD-së.
“Duhet të dalim prej egërsisë neoliberale”, tha Walter-Borjans, 67 vjeçar, të cilin mediat gjermane e shohin si të ngjashëm me demokratin amerikan Bernie Sanders. /Periskopi












