Çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë; Ja shkaqet dhe gabimet që përkeqësojnë gjendjen

Çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë; Ja shkaqet dhe gabimet që përkeqësojnë gjendjen

A keni menduar ndonjëherë pse fryma juaj mban erë të rëndë  pas një nate gjumë? Sigurisht, ju keni qëndruar  vetëm 8 orë pa larë dhëmbët, por, këtë e bëni edhe gjatë ditës! Këtu është arsyeja pse: Kur flini, goja juaj thahet. Dhe kur goja juaj thahet, bakteret që prodhojnë erë të rëndë  shumohen. “Kur flini, […]

A keni menduar ndonjëherë pse fryma juaj mban erë të rëndë  pas një nate gjumë? Sigurisht, ju keni qëndruar  vetëm 8 orë pa larë dhëmbët, por, këtë e bëni edhe gjatë ditës!

Këtu është arsyeja pse: Kur flini, goja juaj thahet. Dhe kur goja juaj thahet, bakteret që prodhojnë erë të rëndë  shumohen. “Kur flini, rrjedhja normale e pështymës zvogëlohet,” shpjegon Dr. Cram. “Kjo është arsyeja pse fryma juaj mund të mos jetë e freskët në mëngjes.”

Nëse merrni  frymë gojë ose gërhisni natën, ka më shumë të ngjarë të keni frymë të keqe në mëngjes, në krahasim me ata që marrin frymë me hundë. Në të dyja këto situata, goja juaj është edhe më e prirur të thahet, duke rritur kështu mundësinë e shumimit të baktereve të këqija (sepse në fund të fundit është pështyma ajo që neutralizon bakteret)

Shkaqet e tjera të frëmës së rëndë:

Disa ilaçe mund të bëjnë që goja juaj të thahet brenda natës, prandaj përkeqëson halitozën (gjendja e erës së gojës) .

Alergjitë, gjithashtu mund të përkeqësojnë gjendjen. Mukoza që vesh pjesën e fytit tuaj bëhet një vatër shumimi  për bakteret. Nëse kjo zonë infektohet (për shembull kur jemi me grykët) fryma mban një erë të rëndë karakteristike.

Gjithashtu, duhanpirësit mund të kenë frymë të keqe në mëngjes. Pirja e duhanit jo vetëm që mund të thajë gojën, por gjithashtu mund të rrisë temperaturën e gojës tuaj, duke e bërë kështu atë një vatër shumuese për bakteret që shkaktojnë  frymë  të keqe.

Bakteret që shkaktojnë erë grumbullohen në gjuhën tuaj e  midis dhëmbëve tuaj, prandaj sigurohuni t’i lani mirë dhëmbët në mëngjes. Sigurohuni që ta bëni këtë të paktën 2 minuta, dhe jo 35-40 sekondat si  shumë njerëz.

Gjithashtu, pasi të keni larë dhëmbët, lajeni edhe gjuhën tuaj. “85% e frymës së keqe vjen nga gjuha”, sipas dentistit të Nju Jorkut Irëin Smigel, DDS, presidenti dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane për Estetikën Dentare.

Vetëm furça  nuk do të largojë grimcat e ushqimit që mund të mbeten midis mishrave të dhëmbëve. Përdorimi i fillit dentar është po aq i rëndësishëm sa larja!

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar