Çfarë deklaronte Lei Kraja para një viti për Robertin kur ishte i martuar dhe çfarë thotë tash kur ai nuk është në lidhje

Çfarë deklaronte Lei Kraja para një viti për Robertin kur ishte i martuar dhe çfarë thotë tash kur ai nuk është në lidhje

Modelja e njohur, Lei Kraja, është pyetur sërish në lidhje me Robert Berishën, këngëtarin të cilin në vitin e kaluar e kishte partner gjatë spektaklit të vallëzimit, “Dance with Me”. Një vit më parë, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Shiko kush Luan”, bukuroshja ishte pyetur se nëse do të ishte e dashura e Robertit, po qe […]

Një vit më parë, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Shiko kush Luan”, bukuroshja ishte pyetur se nëse do të ishte e dashura e Robertit, po qe se ai nuk do të ishte i martuar.

“Pse jo? Roberti është i bukur, i gjatë, gjithë ai trup, i zgjuar, kërcimtar… Kështu që, pse jo, po. Është i martuar me një nga gocat më seksi të shoubizit shqiptar, kështu që nuk do ta konkurrojmë fare. Por, do të isha. Mbase. Nëse do të më pranonte Roberti”, thoshte asokohe Lei.

Asokohe Roberti ishte i martuar me këngëtaren Nora Istrefi, por tash kur janë ndarë, Leit i është bërë sërish e njëjta pyetje se çfarë do të ndodhte tash kur ai është beqar. Dhe natyrisht se në suaza të shakasë, ajo deklaroi se këngëtari nga Kosova i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë i dashur i saj.

“Roberti është i gjatë, i bukur… isha e sinqertë, vetëm me qenë e qorre që të mos deklaroja se mund të ishim të dashur, apo jo?”, deklaroi ajo duke iu drejtuar Robertit, teksa ai ia ktheu: “Po”.

Në ndërkohë, Lei reagoi shpejt për të qartësuar gjithçka: “Por, nuk jemi (të dashur), nuk jemi”.

Kur u pyet Roberti se çfarë ka për të thënë, ai u përgjigj: “Njëjtë”, megjithatë edhe këngëtari mohoi se mund të ketë diçka ndërmjet tyre.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya