Cakolli: VV si tupani, krismë jashtë dhe e zbraztë brenda

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar pas ankesës së fundit të Vetëvendosjes në Gjykatën Supreme. Ai thotë se kjo parti doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit dhe vetë po e vonon certifikimin e rezultateve. Shkrimi i tij në Facebook: VV prapë qenka anku në Gjykatën Supreme, pavarësisht faktit se ka […]
Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar pas ankesës së fundit të Vetëvendosjes në Gjykatën Supreme.
Ai thotë se kjo parti doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit dhe vetë po e vonon certifikimin e rezultateve.
Shkrimi i tij në Facebook:
VV prapë qenka anku në Gjykatën Supreme, pavarësisht faktit se ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit! Shtrohet pyetja kush po vonon certifikimin e rezultateve tash?.
VV është sikur tupani, krismë jashtë kurse e zbraztë përbrenda.












