Cakolli: Krahu i luftës është rritur në zgjedhjet e 6 tetorit, por vetëm humbi një betejë

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli thotë se ‘krahu i luftës’ është rritur në zgjedhjet e fundit. Ai krahason rezultatet e PAN-it të bashkuar më 2017 me rezultatet e PAN-it të shpërndarë më 2018. Ja shkrimi i tij në Facebook: Rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, edhe pse ende nuk janë përfundimtare, tashmë dihet […]
Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli thotë se ‘krahu i luftës’ është rritur në zgjedhjet e fundit.
Ai krahason rezultatet e PAN-it të bashkuar më 2017 me rezultatet e PAN-it të shpërndarë më 2018.
Ja shkrimi i tij në Facebook:
Rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, edhe pse ende nuk janë përfundimtare, tashmë dihet saktë kush i fitoi, e kush humbi. Me një gjë që nuk po pajtohem është tendenca e disa analistëve, opinionbërësve të cilët rezultatet e 6 tetorit po mundohen me i interpretu si humbje e krahut të luftës.
E në fakt këto analiza janë të pabazuara në shifra dhe fakte. Më 2017 koalicioni i luftës PAN kishte arritur të merrte 245 627 vota, kurse në 2019 ky koaolicion tashmë i shpërndarë ka marrë 320 590 vota.
Në fakt krahu i luftës numerikisht është rritur, por ka humbur një betejë, ashtu siç kishte ndodhur edhe gjatë luftës, ndonjë betejë edhe e kemi humbur por në fund luftën e kemi fituar.
Për momentin kemi ba tërheqje taktike ?












