Cakaj: Veseli me shokë janë dëshmitarë të pastërtisë në kauzën e çlirimit për Kosovën

Cakaj: Veseli me shokë janë dëshmitarë të pastërtisë në kauzën e çlirimit për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka reaguar në Facebook pas ftesës që kreu i PDK-së, Kadri Veseli mori nga Gjykata Speciale, transmeton Periskopi. Cakaj e ka quajtur padrejtësi ftesën ndaj Veselit, ashtu sikurse edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK’së. Ja reagimi i plotë: Thirrja për intervistim në Gjykatën Speciale në […]

Cakaj e ka quajtur padrejtësi ftesën ndaj Veselit, ashtu sikurse edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK’së.

Ja reagimi i plotë:

Thirrja për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë e Kadri Veselit është vetëm vazhdim i padrejtësive sistematike dhe qasjes së njëanshme ndaj UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi.

Lufta e UÇK-së ka qenë historikisht e drejtë dhe realisht, e vetmja përgjigje ndaj përpjekjeve gjenocidiale të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës në përgjithësi.

Serbia, vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se 12.000 shqiptarëve, për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve dhe miliona dollarë dëme të luftës. Këto krime nuk janë kryer në baza individuale por kanë qenë të sponsorizuara drejtëpërdrejtë nga aparati shtetëror i Serbisë. Serbia ka dështuar tërësisht në adresimin e të kaluarës së saj kriminale dhe politikanët e paramilitarët e asaj kohe janë sot në krye të shtetit të Serbisë. Adresimi i krimeve të Serbisë është një prej faktorëve thelbësorë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bota, ndërkaq, duhet të jetë shumë më e zëshme dhe më e qartë në kërkesën për llogaridhënie historike e vendosje të drejtësisë për bëmat monstruoze të Serbisë në Kosovë!

Drejtësia selektive nuk është drejtësi! E, aq më pak proceset e nisura mbi paragjykime dhe të ndërtuara mbi të pavërteta!

Kadri Veseli me shokë sot janë shumë më shumë se luftëtarë të lirisë: ata janë dëshmitarë të pastërtisë së kauzës për çlirimin e Kosovës!

KRENAR ME USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?