Cakaj në Paris: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i domosdoshëm

Ministri në detyrë i punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në fjalinin e tij në sesionin e 40 të UNESCO’s në Paris, ai ka thënë se është domosdoshmëri anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë. Kështu njofton Cakaj në FB: Sot në Paris u mbajt sesioni i 40-të […]
Ministri në detyrë i punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në fjalinin e tij në sesionin e 40 të UNESCO’s në Paris, ai ka thënë se është domosdoshmëri anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.
Kështu njofton Cakaj në FB:
Sot në Paris u mbajt sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ??!
Në diskutim nënvizuam veçanërisht rëndësinë e edukimit dhe trashëgimisë kulturore e historike në zhvillimin e shoqërive të hapura dhe prosperuese. Theksuam përkushtimin e plotë dhe arritjet e pamohueshme të Shqipërisë në këtë drejtim!
Natyrisht, nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO./Periskopi/












