Burrat nuk e duan gruan inteligjente

Burrat nuk e duan gruan inteligjente

Gratë inteligjente kanë aftësinë për të trembur burrat, kjo është ajo që tregon shkenca përmes studimit të kryer nga ekipi i psikologëve Lora E. Park, Ariana F. Younge dhe Paul Eastwick nga tre universitete të shkëlqyera amerikane: Buffalo , Kaliforni dhe Teksas. Meshkujt ndjejnë parehati dhe siklet para një gruaje me inteligjencë të rafinuar. Rezultati […]

Gratë inteligjente kanë aftësinë për të trembur burrat, kjo është ajo që tregon shkenca përmes studimit të kryer nga ekipi i psikologëve Lora E. Park, Ariana F. Younge dhe Paul Eastwick nga tre universitete të shkëlqyera amerikane: Buffalo , Kaliforni dhe Teksas. Meshkujt ndjejnë parehati dhe siklet para një gruaje me inteligjencë të rafinuar. Rezultati i këtij konflikti, i cili ka zgjatur nga kohra të lashta, bën që burrat të zgjedhin një grua më pak të mprehtë, që e bën figurën e burrit të spikatur brenda çiftit, në mënyrë që ai të mund të ndiejë ende elementin mbizotërues. Gratë e zgjuara u pëlqejnë, por është më mirë nëse ato qëndrojnë larg dhe nuk sulmojnë hapësirën ndërpersonale të burrit.

Për më tepër, sipas këtij studimi, nëse përveç të qenit e mprehtë, gruaja është edhe e bukur, ky mund të jetë një problem serioz për gjininë mashkullore që jeton me konceptin që një grua e bukur nuk mund të ketë një mendje të mprehtë, e të bukur në të njëjtën kohë. Kjo është arsyeja pse ka gjithnjë e më shumë gra të karrierës që janë të vetme e që e kanë të vështirë të ndërtojnë një jetë familjare. Studimi nga treshja e psikologëve tregon se si i ashtuquajturi mashkulli alfa ndjehet me të vërtetë i kërcënuar nga superioriteti intelektual i seksit të kundërt dhe për fat të keq kjo gjë është gjithashtu e dukshme në botën e punës, ku rolet e mbikëqyrjes dhe drejtimit janë në shumicën e rasteve të zëna nga burrat.

Eksperimenti, i ndarë në dy pjesë, u krye në një mostër prej 105 burrash, për të cilët në pjesën e parë të testit u propozuan dy lloje të skenarëve: gratë me rezultate të shkëlqyera në anglisht dhe matematikë, më të larta krahasuar me ato të burrave dhe gratë me suksese mediokre në të njëjtat lëndë, por këtë herë më të ulëta se ato të burrave, shkruan bota.al. Në pjesën e dytë, ndërkohë, burrat iu nënshtruan një prove IQ për të afruar burrin me një grua që kishte shënuar më shumë pikë se të tijat, në të njëjtin test.

Rezultati i këtij eksperimenti ka treguar se si burri mori distancë nga gratë duke i quajtur gratë më inteligjente më pak tërheqëse, por pa një motivim real dhe objektiv, përveç atij (të pashprehur) që, aftësia e tyre intelektuale i frikësojnë burrat, duke shuar çdo lloj interesi që ngjall fillimisht nga pamja e jashtme. Burrat u përpoqën të mbajnë distancën e tyre duke shmangur dhe zvogëluar të gjitha llojet e kontakteve fizike dhe emocionale, në mënyrë që të ruajnë “mashkulloritetin” e tyre në mënyrë që të mos kompromentohet.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar