BQK-ja arsyeton plaçkën: Nuk u rritën çmimet e sigurimeve nga viti 2001

BQK-ja arsyeton plaçkën: Nuk u rritën çmimet e sigurimeve nga viti 2001

“Çmimet aktuale kanë mbetur pa ndryshuar nga viti 2001; pavarësisht asaj se është kërkesë ligjore që për çdo vit të bëhet rishikimi i tarifave. Rishikimi nuk nënkupton rritje apo zbritje, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001”. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku temë diskutimi […]

“Çmimet aktuale kanë mbetur pa ndryshuar nga viti 2001; pavarësisht asaj se është kërkesë ligjore që për çdo vit të bëhet rishikimi i tarifave. Rishikimi nuk nënkupton rritje apo zbritje, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001”.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku temë diskutimi kanë qenë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i kësaj banke, Fehmi Mehmeti, ka thënë se çmimet aktuale për sigurimin e automjeteve kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2001; ndërsa rrethanat kanë ndryshuar.

“Bordi ekzekutiv e ka marrë një vendim dhe me qëllim që të jemi transparent, po atë ditë të vendimit ne kemi lëshuar një komunikatë ku janë treguar arsyet e këtij vendimi. BQK është rregullator mbikëqyrës dhe njëkohësisht e ka për obligim që të bëjë edhe rregullimin e tarifave për kompanitë e sigurimeve”.

“Për këtë qëllim, BQK-ja duke vepruar konform legjislacionit në fuqi dhe duke respektuar rekomandimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur që të bëhet rishikimi i çmimeve aktuale”.

“Çmimet aktuale kanë mbetur pa ndryshuar nga viti 2001; pavarësisht asaj se është kërkesë ligjore që për çdo vit të bëhet rishikimi i tarifave. Rishikimi nuk nënkupton rritje apo zbritje, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001”.

“Nëse shohim ankesat që i pranojmë çdo ditë, vërehet se polismbajtësit kanë probleme. Mirëpo, kjo nuk është masa e vetme që e kemi ndërmarrë – ka ardhur koha që çdo kompani e sigurimit ta kuptojë se kur është fjala te respektimi i ligjit, BQK ka tolerancë zero”.

“Mosrespektimi i kontratës në mes polismbajtësit dhe klientëve është vepër penale. Nga viti 2001 e deri më tani kanë ndodhur shumë zhvillime dinamike që kanë pasur ndikim në ekonominë e Kosovës”.

“Faktori i parë ka qene rritja e numrit të dëmeve posaçërisht tek automjetet e kategorisë së parë. Kërkesat kanë qenë të vazhdueshme nga ana e kompanive të sigurimeve. Fillimisht ka pasur kërkesa që të rriten çmimet për 36 për-qind. Mirëpo ne kemi vlerësuar gjendjen dhe e kemi refuzuar këtë kërkesë”.

“Ne e kemi marrë si bazë referente shkallën e inflacionit nga viti 2002 deri në vitin 2019. Sa i përket çështjeve të tjera duhet përmendur një fakt që është me interes për publikun”.

“Në vitin 2001 kur është miratuar ky ligj nuk ka qenë të përfshira edhe aksidentet e bërë na Shqipëri. Ndërsa kompanitë e sigurimeve vazhdojnë t’i mbulojnë dëmet e shkaktuara atje”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës ka dërguar komunikatë për media edhe Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ku wshtw theksuar se sigurimet për 18 vjet paguan 400 milionë euro dëme dhe pësuan 23,5 milionë euro humbje për gjashtë vjet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?