Blerim Latifi e quan idiot Peter Handken, mendon se ai ia huqi një faktit historik

Profesori i filozofisë politike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook për nobelistin e vitit 2019 për Letërsi, z.Peter Handke. Ai ka shkëputur një deklaratë të z.Handke, në të cilën thoshte se “Jugosllavia është krijuar për të kundërshtuar Rajhun e Tretë!” Rajhu i Tretë [gjerm.Drittes Reich] […]
Ai ka shkëputur një deklaratë të z.Handke, në të cilën thoshte se “Jugosllavia është krijuar për të kundërshtuar Rajhun e Tretë!”
Rajhu i Tretë [gjerm.Drittes Reich] ishte emri i Gjermanisë Naziste, e që kishte për referencë dy perandoritë e tjera të mëdha, Perandorinë e Shenjtë Romake [800-1806] dhe Perandorinë Gjermane [1871-1918]. Regjimi i Hitlerit kishte marrë fund pas mposhtjes së Gjermanisë nga Aleatët në majin e vitit 1945, shkruan Periskopi.
Marrë parasysh këtë deklaratë, Latifi ka deklaruar se Handke është idiot “jo vetëm politikisht, por edhe në historiografi.”
Sipas tij, Jugosllavia është krijuar 15 vjet para Rajhut të Tretë. Në fakt, Jugosllavia u krijua në vitin 1922, ose vetëm 11 vjet para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit.
Sidoqoftë, z.Handke mund ta ketë pasur fjalën për Jugosllavinë që themelet i kishte në partizanët e Luftës së II Botërore.
Por, në këtë pikë Latifi merr për datë themelimi krijimin e Jugosllavisë pas Luftës së II Botërore, disa muaj pas mposhtjes së Nazizmit në Evropë.
Në fakt, nëse merret si e mirëqenë që Jugosllavia doli nga lufta anti-naziste, atëherë kjo deklaratë e nobelistit në fjalë mund të konsiderohet si e vërtetë dhe fjalët e z.Latifi si paksa të nxituara.
Më poshtë e keni të plotë e të paredaktuar statusin e z.Latifi:
Peter Handke: Jugosllavia është krijuar për të kundërshtuar Rajhun e Tretë!
Ky jo vetëm politikisht, por edhe në historiografi, qenka idiot.
Si mundet Jugosllavia të jetë krijuar për të kundërshtuar Rajhun e Tretë( Nazizmin), kur ky është krijuar 15 vjet pas Jugosllavisë?!
Edhe nëse merret si referencë Jugosllavia Socialiste, prapë ajo që thotë Handke është idiotizëm historiografik, sepse Jugosllavia Socialiste ishte krijuar shumë muaj pasi Nazizmi kishte marrë fund.












