Bie numri i aplikuesve për statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës

Bie numri i aplikuesve për statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës

Muajt e fundit numri i personave që kanë aplikuar për ta marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës ka rënë. Deri më tani, kur janë mbushur 21 muaj, qëkur procesi i verifikimit ka nisur për të marrë këtë status sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, kanë aplikuar gjithsej 1.119 persona. Ky numër, […]

Ky numër, sipas përfaqësuesve të organizatave që janë marrë me trajtimin e viktimave të dhunës seksuale që nga paslufta, është i kënaqshëm, kur krahasohet me numrin e viktimave të dhunës seksuale që i janë përgjigjur procesit të verifikimit në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Atje, sipas tyre, që nga viti 2006 kanë aplikuar vetëm rreth një mijë persona, shkruan sot Koha Ditore.

Përkundër kësaj, sipas drejtoreshës së organizatës joqeveritare “Medica Gjakova”, Mirlinda Sada, muajve të fundit ka rënie të numrit të aplikuesve, krahasuar me fillimin e procesit.

“Nëse e shohim nga fillimi, muajt e parë e deri më sot e shohim që ka rënie të aplikacioneve, mirëpo nuk do të thotë që nuk do të ketë ngritje, pasi që neve na duhet shumë punë për të bërë për shkak se stigma është ende shumë e madhe”, ka theksuar Sada.

Për rreth një mijë aplikues për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës është raportuar edhe para 5 muajve.

Por, sipas saj, numri i deritashëm i atyre që kanë aplikuar nuk është i vogël nëse krahasohet me vendet e tjera. “Për gati dy vjet, nëse e krahasojmë me vendet e tjera ne jemi shumë mirë, ta zëmë në Bosnjë-Hercegovinë prej vitit 2006 deri më tani kanë aplikuar 1.000 raste, kështu që ne kemi për këtë periudhë më shumë se 1.000 raste”, ka deklaruar Sada.

Formularit për aplikacion, sipas Rregullores, mund t’i bashkëngjiten edhe dokumente të tjera, siç janë raporti mjekësor, raporti psikologjik, raporti juridik, deklarata e dëshmitarit e të tjera. I gjithë procesi në këtë rregullore garantohet se do të jetë konfidencial.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?