Berisha publikon një mesazh, komentuesit e kryqëzojnë: Streho njerëz, ke plot vila

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është duruar as në këto momente të hedh dromca kritike ndaj qeverisë shqiptare, përmes qytetarëve të tij, sic i quan ai vetë ‘qytetarë dixhitalë’. Ai së fundmi ka publikuar një mesazh të tillë ku pretendon se është thirrje nga një qytetar për një ndërtesë të dëmtuar. Mirëpo komentuesit e kanë kryqëzuar […]
Ai së fundmi ka publikuar një mesazh të tillë ku pretendon se është thirrje nga një qytetar për një ndërtesë të dëmtuar.
Mirëpo komentuesit e kanë kryqëzuar Berishën duke i thënë se ‘nuk po e lë as këtë situatë pa e shfrytëzuar’.
Madje ka edhe nga ata që i thonë se ‘t’i marrë këta njerëz e t’i strehojë ne vilat e tij’.
Berisha këtë mesazh e ka publikuar me një fotografi ku duket me telefon në dorë dhe me kollare.



















