Beogradi thotë se 17 vende e kanë çnjohur Kosovën, MPJ hesht

Beogradi thotë se 17 vende e kanë çnjohur Kosovën, MPJ hesht

Në vitin 2008, kur Kosova e kishte shpallur Pavarësinë, vendi ishte njohur nga 53 shtete dhe që nga ajo kohë procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka ngecur dukshëm. Për 11 vjet, vendi ka arritur të sigurojë 116 njohje nga shtete të ndryshme të botës. Të paktën, kështu figuron në faqen e internet të Ministrisë […]

Në vitin 2008, kur Kosova e kishte shpallur Pavarësinë, vendi ishte njohur nga 53 shtete dhe që nga ajo kohë procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka ngecur dukshëm.

Për 11 vjet, vendi ka arritur të sigurojë 116 njohje nga shtete të ndryshme të botës. Të paktën, kështu figuron në faqen e internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në renditjen e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, figuron edhe emri i Ganës, për të cilin shtet në fillim të muajit nëntor, u tha se ka tërhequr njohjen.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, pati cituar AFP, zëvendësministrin e Jashtëm të Ganës, Charles Owiredu.

Kurse, në letrën që Ministria e Punëve të Jashtme e Ganës e ka dërguar te autoritetet në Serbi e cila është prezantuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thuhet se vendimi për njohjen e Kosovës në vitin 2012 ishte i parakohshëm.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate kishte mohuar pretendimet e  shefit të diplomacisë serbe, Ivica  Daçiq, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.

Autoritetet në Beograd pretendojnë se  janë 17 shtete që kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Të premten mediat serbe kanë raportuar edhe për tërheqjen e një njohjeje të pavarësisë së Kosovës. Republika Nauru nga Pacifiku, sipas Beogradit, është shteti i 17-të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E tërheqjen e njohjes nga Nauru, Ministria e Punëve të Jashtme nuk është prononcuar.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli, në vazhdimësi është kontaktuar nga Periskopi për të komentuar këtë lajm, por se i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërsa më parë, ministri I Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, nga 17 vende sa thotë Beogradi që e kanë çnjohur Kosovën, ka deklaruar se  ka pranuar vetëm një notë verbale nga ishujt Solomon duke e konfirmuar kështu çnjohjen nga ky shtet.

Disa njohës të çështjeve ndërkombëtare në Kosovë, megjithatë kanë  thënë se në të drejtën ndërkombëtare, çnjohja e një shteti nga një shtet tjetër  që ka njohur më parë nuk ekziston si term./ Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?