Bëni kujdes me veshjen, ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Bëni kujdes me veshjen, ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Në fundjavë mbetet mot i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të hënën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të sjellin mot të butë mbi vendin tonë edhe gjatë ditëve të fundjavës, bën të ditur Prishtina Ëeather. “Ndërkohë në Mesdheun perëndimor po depërton […]

Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të sjellin mot të butë mbi vendin tonë edhe gjatë ditëve të fundjavës, bën të ditur Prishtina Ëeather.

“Ndërkohë në Mesdheun perëndimor po depërton një ciklon nga Afrika veriore, që pritet të sjellë vranësira të ndryshueshme në ditët e fundjavës, e mëngjesin e ditës së hënë me kalimin e sistemit frontal të këtij cikloni priten reshje të dobëta shiu”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Sipas PË, nëpër ultësira vende-vende ka mundësi për formim të mjegullave/mjegullinave, ndërsa vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të zbresin edhe në vlera të mira, e orëve të mbrëmjes do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për datat 16-20 nëntor:

16.11 – Butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

17.11 – Butë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

18.11 – Në mëngjes vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën intervale më të gjata me diell.

19.11-20.11 – Ditën e martë butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën, kryesisht vranët, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Edhe gjatë kësaj periudhe temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse me tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 8C, e maksimalet nga 14C deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?