Befason Milani, nxjerr barazim kundër Napolit

Milani ka regjistruar një barazim të rëndësishëm 1-1 në “San Siro” kundër Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A. Fillimisht Hirving Lozano kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24-t, pasi fillimisht Lorenzo Insigne goditi transversalen nga distanca, shkruan Periskopi. Vetëm pesë minuta më vonë, Milani u kundërpërgjigj përmes Giacomo […]
Fillimisht Hirving Lozano kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24-t, pasi fillimisht Lorenzo Insigne goditi transversalen nga distanca, shkruan Periskopi.
Vetëm pesë minuta më vonë, Milani u kundërpërgjigj përmes Giacomo Bonaventuras, i cili realizoi një supergol nga distanca për rezultatin final.
Pas këtij barazimi, Milani grumbullon 14 pikë dhe renditet në vendin e 13-të, ndërsa Napoli është në vendin e shtatë me 20 pikë. /Periskopi.com/