BBC: Procesi i shkarkimit të Trumpit, ndryshon gjithçka sot

Hetimi për shkarkimin e presidentit amerikan do të dalë nga dyert e mbyllura. Për më shumë se një muaj, procesi – që mund të përfundojë me votim në senat për heqjen ose jo të Donald Trumpit nga pozita e presidentit – ka qenë i mbuluar me mister. Zbulimet më të mëdha kanë ardhur nga rrjedhjet […]
Për më shumë se një muaj, procesi – që mund të përfundojë me votim në senat për heqjen ose jo të Donald Trumpit nga pozita e presidentit – ka qenë i mbuluar me mister.
Zbulimet më të mëdha kanë ardhur nga rrjedhjet e informacioneve, nga burime anonime mediale dhe nga transkripte voluminoze.
Gjithçka ndryshon sot.
Këto janë katër gjërat që duhet t’i kemi ndërmend derisa dritat e kamerave do të përshkojnë komitetin e Kongresit për Inteligjencë.
A janë dëshmitarët kredibilë?
Nuk ka shumë gjasa që të ketë shumë befasi në dhënien e dëshmive nga tre dëshmitarë të planifikuar gjatë kësaj jave.
Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të ShBA-ve në Ukrainë, Bill Taylor, zëvendës-asistenti i sekretarit të Shtetit, George Kent dhe ish ambasadorja Marie Yovanovitch tashmë janë paraqitur në dëgjesat prapa dyerve të mbyllura, dhe transkriptet nga dëshmitë e tyre tashmë janë lëshuar për publikun, shkruan BBC , përkthen Periskopi.
Bombat, për këdo që i shohin në këtë formë, tashmë kanë shpërthyer.
Pretendimet se Trump kishte bërë pazar interesat e veta politike në këmbim të ndihmës ushtarake tashmë janë ekspozuar.
Nëse gjërat shkojnë sipas planit për demokratët, tre dëshmitarët thjesht do të përsërisin përgjigjet e mëparshme – vetëm se kësaj here, me publikun duke i parë. Mund të jetë e rëndësishme mënyra se si dëshmitarët flasin, e jo ajo çka flasin. A duken dhe tingëllojnë kredibil?
Opinioni publik ndërkohë është përçarë tepër shumë për rastin e shkarkimit të Trumpit në baza partiake. Republikanët vazhdojnë ta kundërshtojnë ashpër këtë proces ndërkohë që demokratët besojnë se presidenti Trump ka bërë shkelje të rëndë me telefonatën që i kishte bërë Volodymr Zelenskyt të Ukrainës. /Periskopi












