Barbunjat, bishtajoret që ulin rrezikun e kancerit e sëmundjeve të zemrës; Ja vlerat e paçmuara për shëndetin

Barbunjat, bishtajoret që ulin rrezikun e kancerit e sëmundjeve të zemrës; Ja vlerat e paçmuara për shëndetin

Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim  tuaj ushqimor , pasi  janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj. Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura  me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni […]

Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim  tuaj ushqimor , pasi  janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj. Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura  me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të barbunjave:

1. Shëndeti i kockave
Niveli i ulët  i vitaminës K është i lidhur me një rrezik më të lartë të frakturës së kockave. Marrja e sasisë së duhur të vitaminës K mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave duke përmirësuar thithjen e kalciumit dhe uljen e sekretimit urinar të kalciumit. Vetëm 1 gotë me barbunja  jeshile siguron 14.4 mikrogramë vitaminë K, ose rreth 20% të kërkesës ditore dhe 4% të nevojës ditore të një individi për kalcium.

2. Parandalimi i shumimit të qelizave të këqija
Bishtjat e gjelbra kanë përmbajtje të  lartë antioksidantësh , gjë që ndihmon  në luftimin e radikalëve të lira në trup, përgjegjës për shumë sëmundje. Gjithashtu, disa lëndë ushqyese që gjenden me shumicë tek bishtajat kanë fuqinë të veprojnë kundër qelizave kancerogjene.  Luteina, një nga llojet e antioksidantëve të njohur si carotenoids, është i pranishëm në sasi të mëdha tek kjo perime. Individët që konsumojnë sasi të larta të luteinës kanë një rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë, gjirit, mushkërive dhe qafës së mitrës. Vitamina C, e cila është gjithashtu një vitaminë antikancerogjene përdoret në doza të mëdha, për të trajtuar kancerin. Vetëm 1 kupë me këto bishtaja  plotëson  mbi një të katërtën e sasisë së rekomanduar ditor për  vitaminë C. Gjithashtu, sasia e vitaminës K e gjendur tek bishtajat, siguron mbi gjysmën e sasisë së rekomanduar për këtë vitaminë në ditë.

3. Diabeti
Bishtajat jeshile kanë treguar se ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të diabetit. Disa studime kanë raportuar një ndikim hipoglikemik tek pacientët me diabet. Rregullatorët natyralë të diabetit nuk janë të zakonshëm, prandaj lidhja e mashurkave me parandalimin e hershëm të diabetit është një lajm i mirë.

4. Shëndeti i syve
Disa karotenoide specifike që janë të pranishme në këto bishtaja mund të ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, që është një rënie në funksionin dhe shikimin e syve. Zeaxanthin dhe lutein luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e çdo problemi me sytë.

5. Sëmundjet e zemrës
Bishtajat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës për shkak të niveleve të larta të flavonoideve , antioksidantë polifenikë që më së shpeshti gjenden në perimet dhe frutat. Kjo perime përmban nivele të larta të flavonoideve me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe parandalon mpiksjen e gjakut në venat dhe arteriet.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar