Automjetet e parkuara me vite bllokojnë hapësirat publike

Automjetet e parkuara me vite bllokojnë hapësirat publike

Automjete të braktisura që zënë hapësira publike mund të gjeni në çdo lagje të kryeqytetit. Sikur të mos mjaftonte mungesa e parkingjeve në Prishtinë, këto vetura i vështirësojnë edhe më shumë jetën qytetarëve. Pronarët e automjeteve i lënë ato të parkuara për periudha të gjata në trotuare ose hapësira të tjera publike, duke vështirësuar qarkullimin […]

Pronarët e automjeteve i lënë ato të parkuara për periudha të gjata në trotuare ose hapësira të tjera publike, duke vështirësuar qarkullimin edhe të këmbësorëve.

Sipas drejtuesve të Komunës së Prishtinës janë mbi 1500 vetura që nuk përdoren dhe me vite nuk kanë lëvizur nga parkingjet e ndërtesave, të cilat përveç që bllokojnë hapësirat publike, prishin edhe pamjen e qytetit.

Nga Policia e Kosovës i thanë KosovaPress-it se në një plan të afërm do t’i largojnë të gjitha automjetet që kanë defekte e që vazhdojnë të qëndrojnë në parkingje publike.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës, thuhet se ata do të largojnë edhe veturat që janë parkuar në hapësira publike që bizneset i shfrytëzojnë apo i rezervojnë vetëm për klientët e tyre.

Sipas tyre, i gjithë ky aksion do të bëhet në koordinim edhe me inspeksionin komunal.

“Policia e Kosovës në fazën e dytë të planit operativ “Qarkullimi i lirë’’ ka paraparë edhe largimin e automjeteve të cilat gjenden me defekt dhe të cilat janë të vendosura në parkingje publike. Po ashtu, do të largojmë edhe veturat në hapësira që bizneset i shfrytëzojnë për klientët e tyre siç janë autolarjet, serviset e automjeteve etj.. Gjithsesi duhet të ketë koordinim të plotë me inspeksionin komunal. Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë është duke planifikuar që në fazën e dytë së bashku të fillojnë me implementimin e këtij plani operativ”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dërguar KosovaPress.

Veturat jashtë përdorimit po bllokojnë edhe trotuaret dhe banorët thonë se me këtë hall po përballen prej vitesh.

Ata u shprehën të shqetësuar për veturat e palëvizshme, që i kanë zënë hapësirat publike.

Sipas tyre, Policia e Kosovës dhe komuna nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për largimin e këtyre veturave.

Ismail Ismajli, banor i Lagjes “Dardania” në Prishtinë tha se, një ndër problemet më të mëdha në këtë lagje, janë makinat e vjetra të cilat sipas tij i kanë bllokuar parkingjet dhe janë bërë problem për banorët që jetojnë në atë zonë.

“Sigurisht që ka pengesa plot e përplot në parkingjet e Prishtinës, por kryesisht makinat e vjetra janë një ndër problemet më të mëdha që e bllokojnë parkingun për ata që banojnë në atë rreth apo në atë lagje. Nuk e di sa është përgjegjëse komuna por ata duhet të merren vesh me organet tjera dhe të përpiqen ti largojnë këto makina sepse ato përveç që zënë vend janë edhe të dëmshme sepse lirojnë gazrat që kanë mbet brenda në ato makina”, u shpreh Ismaili.

Hysen Gashi nga Prishtina tha se makinat e vjetra janë pengesë e madhe dhe sipas tij disa prej tyre nuk kanë lëvizur qe 5-6 muaj nga parkingjet.

“Po na pengojnë kerret po çka me bë, janë bukur moti qe 5-6 muaj”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?