As Shpendi, as Ramushi, as Dardani: Deputetit të LDK-së i humbën gati 100 mijë vota prej 2017

As Shpendi, as Ramushi, as Dardani: Deputetit të LDK-së i humbën gati 100 mijë vota prej 2017

Rezultatet e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit ishin mjaft befasues, me disa prej tyre që ishin rritur ndjeshëm dhe disa të tjerë që kishin humbur drastikisht vota.  Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti, qytetarët e Kosovës nuk e deshën si deputet.Në zgjedhjet e 2017-s, Ahmeti i kishte marrë 76 […]

Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti, qytetarët e Kosovës nuk e deshën si deputet.Në zgjedhjet e 2017-s, Ahmeti i kishte marrë 76 mijë e 17 vota në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. Por, si kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe si pjesë e koalicionit AAK-PSD ai i fitoi vetëm 5 mijë e 881 vota në mare Kosovën duke shënuar humbje prej gati 71 mijë votash.

Humbje drastike në këto zgjedhje ka shënuar edhe bashkëpartiaku i tij, z.Dardan Molliqaj që në këto zgjedhje i mori 4 mijë e 83 vota ndërkohë që më 2017 i kishte pasur mbi 49 mijë.

Humbës të mëdhenj të zgjedhjeve janë edhe deputetët karizmatikë, Labinot Tahiri e Milaim Zeka. Por edhe dy figurat e moçme të Kuvendit, Xhavit Haliti e Ismet Beqiri, shkruan Periskopi.

Por, deputeti që humbi më së shumti vota ishte z.Avdullah Hoti.

Megjithëse u promovua si kandidat për kryeministër, në fakt edhe z.Hoti ishte si gjithë të tjerët në listë – kandidat për deputet – meqë kandidati për kryeministër nuk gëzon kurrfarë statusi zgjedhor. Dhe si i tillë, ai arriti në shifrën prej 115 mijë e 693 votave.

Ndërkohë që në këto zgjedhje, z.Hoti ka arritur 26 mijë e 155 vota duke u konfirmuar si një ndër figurat më të forta në LDK por njëkohshëm edhe duke thyer rekordin e votave të humbura.

Nga rezultatet që mund t’i shihni, del se z.Hoti i ka humbur 89 mijë e 538 vota për vetëm dy vjet. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?