Arsyet pse ju rrinë këmbët e duart akull edhe nën batanije

Arsyet pse ju rrinë këmbët e duart akull edhe nën batanije

Të tjerët veshin bluza të holla, kurse ti je me pulovër e shall. I ke duart e ftohta dhe këmbët akull. Por pse? Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për një ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulëta, një ndjeshmëri e lindur subjektive. Por në disa rate mund të flasë edhe për disa problematika […]

Të tjerët veshin bluza të holla, kurse ti je me pulovër e shall. I ke duart e ftohta dhe këmbët akull. Por pse? Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për një ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulëta, një ndjeshmëri e lindur subjektive. Por në disa rate mund të flasë edhe për disa problematika me shëndetin.

Shpesh, këmbët dhe duart e ftohta mund të jenë sinjal i ndryshimeve në qarkullimin periferik të gjakut, asgjë për t’u shqetësuar këtu, thjesht një mbindjeshmëri e kapilarëve ndaj ndryshimit të temperaturave. Nëse simptomat janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme si dhe i keni kapilarë të zgjeruar tek duart e këmbët, kërkoni ndihmën e mjekut. Të pasurit e duarve dhe këmbëve gjithmonë të ftohta mund të jetë gjithashtu një prej simptomave të para të një tiroideje që nuk funksionon mirë. Mjafto një analizë gjaku dhe një integrim i tiroksinës për të zgjidhur problemin.

Kujdes me dietën. Mungesa e hekurit dhe vitaminës B12 mund t’ju shkaktojë ndjeshmëri ndaj të ftohtit përveçse ju bën të ndiheni të lodhur e të përgjumur. E gjeni atë në mish, peshk dhe në derivatet e qumështit. Nëse ndiqni një dietë vegane ose vegjetariane, ndoshta keni nevojë për suplemente për t’i marrë këto vitamina. Tek ushqimet më të pasura me hekur hyjnë perimet me gjethe jeshile si dhe bishtajat: ideale është t’i shoqërosh ato me ushqime të pasura në vitaminë C si limoni për shembull, për të garantuar përthithjen maksimale të hekurit.

Të qenit nën peshë mund t’ju bëjë më të ndjeshëm se ç’duhet ndaj të ftohtit. Arsyeja? Yndyra vepron si një izolant dhe mbrojë në trupin tonë. Përpiquni që me regjimin e duhur dhe me pak sport të arrini nivelin e duhur të peshës.

Edhe një dietë hipokalorike mund t’ju bëjë të ndjeni të ftohtët: duke konsumuar më pak kalori, metabolizmi juaj do të detyrohet të punojë më shumë se sa i nevojitet për t’ju garantuar mjaftueshëm ngrohtësi për t’u mbrojtur. Dhe prapë se prapë nuk keni kalori mjaftueshëm për t’u mbrojtur. Për të korrigjuar këtë, ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar, shtoni në vaktet tuaja të paktën 3 lugë aj ulliri në ditë dhe rrisni dozën e proteinave sepse ato furnizojnë muskujt me energji, parandalojnë lodhjen dhe shmangin ndjenjën e të ftohtit.

Përfundimisht, të qenit superdembel ju bën të keni gjithmonë ftohtë. Ju lëvizni pak dhe nuk e stimuloni metabolizmin tuaj. Sportet dhe stërvitjet në mënyrë të vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për të rritur temeperaturën e trupit: aktiviteti fizik aktivizon metabolizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar