Arrestohen tre të dyshuar të ISIS, dyshohet se po planifikonin sulme në Gjermani

Arrestohen tre të dyshuar të ISIS, dyshohet se po planifikonin sulme në Gjermani

Policia gjermane arreston tre të dyshuar të ISIS-it, besohet se kishin planifikuar sulme Policia gjermane i ka arrestuar tre persona në qytetin perëndimor, Offenbach, të martën nën dyshimin se ishin duke planifikuar sulm me bombë në emër të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik. Prokurorja e qarkut të Frankfurtit, Nadja Niesen, tha se personat e arrestuar […]

Policia gjermane i ka arrestuar tre persona në qytetin perëndimor, Offenbach, të martën nën dyshimin se ishin duke planifikuar sulm me bombë në emër të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik.

Prokurorja e qarkut të Frankfurtit, Nadja Niesen, tha se personat e arrestuar dëshironin të vrisnin sa më shumë njerëz të besimit tjetër në rajonin Rhine-Main. Ajo shtoi se nuk është përcaktuar ndonjë vend ku do të kryheshin sulmet, por besohet që kjo gjë do të zbulohet pas analizimit të dëshmive të sekuestruara në tri shtëpi të ndryshme në Offenbach.

Agjencitë gjermane të inteligjencës dhe policia janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie për sulme të mundshme nga militantët islamikë që nga koha kur një azilkërkues nga Tunizia i mbyti 12 njerëz me një kamion në një treg të hapur në Berlin para tre vjetësh.

I dyshuari kryesor që u arrestua të martën është një djalë 24-vjeçar me origjinë nga Maqedonia, i cili dyshohet se planifikonte të prodhonte mjete shpërthyese dhe ishte përpjekur të blinte armë përmes internetit. Dy të arrestuarit e tjerë janë shtetas turq të moshës 21 dhe 22-vjeçare.

Prokurorja Niesen tha se këta persona kishin pranuar para të tjerëve se janë përkrahës të ISIS-it dhe të gjithë janë të njohur për policinë.

Në shtëpinë e të dyshuarit kryesor u gjetën substanca që mund të përdoren për të prodhuar mjete shpërthyese, dokumente dhe të dhëna elektronike.

Pritet që gjykata të marrë vendim të mërkurën nëse do t’i gjykojë tre të dyshuarit apo vetëm njërin prej tyre, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?