Armend Muja për Periskopin: LDK-ja po kalon në pazarllëqe politike, posti i Presidentit të mos i takojë asnjërës parti

Armend Muja për Periskopin: LDK-ja po kalon në pazarllëqe politike, posti i Presidentit të mos i takojë asnjërës parti

Stërzgjatja e procesit zgjedhor  duket se po rrit apetitet për më shumë pushtet në mes dy partnerëve që pritet të formojnë koalicionin qeverisës LVV dhe LDK. Së fundmi në media është përfolur se Lidhja Demokratike e Kosovës  është duke kërkuar më shumë hapësirë për të qeverisur me partinë e Albin Kurtit, duke kërkuar që në […]

Stërzgjatja e procesit zgjedhor  duket se po rrit apetitet për më shumë pushtet në mes dy partnerëve që pritet të formojnë koalicionin qeverisës LVV dhe LDK.

Së fundmi në media është përfolur se Lidhja Demokratike e Kosovës  është duke kërkuar më shumë hapësirë për të qeverisur me partinë e Albin Kurtit, duke kërkuar që në ‘këmbim’ të postit të kryeministrit, LDK të marrë  7 ministri, postin e kryeparlamentarit dhe atë të presidentit.

Për analistët politikë, kërkesat e LDK-së nga ato parimore, po kalojnë në pazarllëqe.

Sipas analistit Armend Muja, LVV e LDK në tentativën për formimin e koalicionit parazgjedhor, të vetmen çështje për të cilën nuk kanë mundur të binë në ujdi, ka qenë posti i kryeministrit.

Sipas Mujës, të dyja partitë  në atë kohë ishin marrë vesh që numri i ministrive t’u takojë të dyjave në mënyrë të barabartë, pra  50 me 50.

E sipas Mujës, në esencë kjo do të duhej të ndodhte edhe tani, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku parti fituese doli Lëvizja Vetëvendosje.

Analisti Muja dyshon se rritja e apetiteve të LDK-së  ka ardhur për shkak të tri arsyeve.

“Në esencë  u takon që t’i kenë 50 % të mistrive sipas marrëveshjes që e kanë pasur të dyja partitë në parim. Çdo lëvizje përtej kësaj është një përpjekje  për të sabotuar  marrëveshjen paraprake, ose përpjekje për të sabotuar fitoren e një partie tjetër, ose  për ta shndërruar këtë marrëveshje nga ajo parimore, në pazare politike”, ka thënë Muja në një bisedë me Periskopin.

Analisti i njohur ka shprehur edhe habinë se si befas  u vendos në tavolinë edhe çështja e postit të Presidentit nga ana e LDK-së. Duke cituar Kushtetutën e Kosovës, ai është shprehur se posti i Presidentit duhet të reflektojë unitetin e popullit, çka sipas tij do të rezultonte qe asnjëra nga të dy partitë që  mund të jenë në pushtet të mos e gëzojë këtë post, por se presidenti të jetë një figurë unifikuese, i pranueshëm edhe ndërkombëtarisht por edhe nga opozita.

“ Presidenti sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të reflektojë unitetin e popullit. Mendoj që Kosova ka mjaft figura që pozita e Presidentit të jetë përtej këtyre partive politike, një figurë ndërmjetësuese që të jetë e pranueshme  edhe nga opozita”, ka thënë tutje Muja.

Për ndarjen e posteve, asnjëra nga partitë e apostrofuara nuk e ka konfirmuar kërkesën e LDK-së për 7 ministri. Kanë dhënë se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë ndërmjet takimeve në mes grupeve punuese të të dy partive për programin qeverisës.

Ndërsa kanë konfirmuar se ndarja e posteve do të diskutohet ndërmjet krerëve të partive, atij të LVV-së Albin Kurti, dhe Isa Mustafës të LDK-së.

Disa ditë më parë, nënkryetarja e LDK-së që ishte edhe kandidate për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani, pati deklaruar se posti i kryeministrit peshon sa 4 ministri. Kësaj deklarate i ishte  përgjigjur nënkryetari  i LVV-së Glauk Konjufca i cili ka thënë se “Për kryeministrin s’ka kundërpesha, e as kalkulime”.

Ndryshe, nga LDK dhe LVV kanë dhënë se gjatë takimeve të grupeve punese janë dakorduar për 90 përqind të programit qeverisës. Ndërsa për ditën e nesërme (e premte) kreu i LVV-së Albin Kurti ka paralajmëruar takimin me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.

Në rast të formimit të koalicionit qeverisës në mes LVV e LDK, një gjë tashmë është e qartë se qeveria e ardhshme do të përbehet prej vetëm 12 ministrive. /Periskopi/

 

 

K

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?