Aprovohet padia e ish-mësimdhënësit, Komuna e Fushë Kosovës obligohet t’ia kompensojë pagat pas pensionimit

Aprovohet padia e ish-mësimdhënësit, Komuna e Fushë Kosovës obligohet t’ia kompensojë pagat pas pensionimit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesëpadinë e ish-mësimdhënësit Ibush Qyqalla, i cili ka kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës kompensimin e tri pagave përcjellëse dhe tri pagave jubilare, në shumë të përgjithshme prej rreth dy mijë eurosh. Këtë shumë, ai e ka kërkuar me pretendimin se sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, […]

Këtë shumë, ai e ka kërkuar me pretendimin se sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, pas pensionimit sipas fuqisë ligjore, i takojnë pagat përcjellëse dhe jubilare.

Me aktgjykimin e 23 korrikut 2019, gjykata e ka aprovuar kërkesëpadinë e paditësit Qyqalla për kompensimin e tri pagave jubilare dhe tri pagave përcjellëse, në shumë prej 1,907.08 euro.

Gjithashtu, gjykata ia ka aprovuar edhe shpenzimet e procedurës në shumë prej 270.00 euro.

Gjykata këtë vendim e ka mbështetur në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës, përkatësisht në nenin 52, ku parashihet e drejta e punëtorit për shpërblim jubilar si dhe në nenin 53, ku është e paraparë e drejta e pagesës për përcjellje në pension.

Ndryshe, lidhur më këtë rast, në seancën e mbajtur më 9 korrik 2019, ishte dhënë fjala përfundimtare nga palët ndërgjygjëse.

Në fjalën përfundimtare, përfaqësuesi i paditësit, avokati Fatbardh Makolli, kishte kërkuar nga gjykata qe padia të aprovohet si e bazuar, si dhe të detyrohet e paditura, që paditësit t’ia kompensojë tri paga përcjellëse dhe tri paga jubilare, në shumë prej 1,907.8  euro.

Gjithashtu, përfaqësuesi i paditësit i ka kërkuar edhe shpenzimet e procedurës dhe atë për padi 104 euro, për përfaqësim në një seancë 135 euro dhe për taksë gjyqësore 40 euro.

Përfaqësuesja e Komunës së Fushë Kosovës, Hasime Qyqalla, në fjalën e saj përfundimtare kishte deklaruar se qëndron pranë përgjigjes në padi, duke shtuar se sipas kontratës sektoriale, duhet të kompensohet vetëm një pagë jubilare dhe jo tri paga, siç kërkonte paditësi.

Ajo kishte kërkuar nga gjykata që padia e paditësit të refuzohet si e pabazuar, me arsyetimin se Komuna e Fushë Kosovës nuk ndan mjete për pagesat e pagave jubilare dhe përcjellëse.

Lidhur me këtë kundërshtim, ajo kishte deklaruar se Komuna e Fushë Kosovës nuk ka ndonjë marrëveshje me Ministrinë e Financave për këtë kompensim.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 10 gusht 2018, paditësi Ibush Qyqalla ka kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës, kompensimin e tri pagave jubilare dhe tri pagave përcjellëse, në shumë të përgjithshme prej 1,907.8 euro, të cilat pretendon se i takojnë sipas dispozitave ligjore.

Në padi pretendohet se paditësi kishte qenë në marrëdhënie pune si arsimtar në shkollën  fillore “Zejnel Salihu”, në Bardh të Madh, Komuna e Fushë Kosovës, deri më 18 qershor 2018.Në padi paditësi pretendon se e paditura, nuk i ka respektuar dispozitat ligjore në fuqi në të cilat parashihet kompensimi i tri pagave jubilar dhe tri pagave përcjellëse, pas arritjes së përvojës së punës prej 30 vjetësh, të pandërprera te punëdhënësi i fundit.

Prandaj, me anën e kësaj padie, paditësi Qyqalla ka kërkuar nga gjykata që padia e tij të aprovohet si e bazuar dhe të detyrohet e paditura në kompensimin e pagave jubilare dhe përcjellëse në shumë të përgjithshme prej1,907.8 euro. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?