Apostolova: Dhuna në baza gjinore mbetet e përhapur në Kosovë

Apostolova: Dhuna në baza gjinore mbetet e përhapur në Kosovë

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në debatin për dhunën në familje që u mbajt sot në veri të Mitrovicës, si pjesë e një varg diskutimesh për barazinë gjinore në tërë Kosovën. Ajo ka potencuar se barazia gjinore dhe përparimi në këtë drejtim është prioritet i BE-së. “Dhuna në baza gjinore […]

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në debatin për dhunën në familje që u mbajt sot në veri të Mitrovicës, si pjesë e një varg diskutimesh për barazinë gjinore në tërë Kosovën.

Ajo ka potencuar se barazia gjinore dhe përparimi në këtë drejtim është prioritet i BE-së.

“Dhuna në baza gjinore mbetet e përhapur në Kosovë dhe në  Ballkanin perëndimor. Diferenca është se  përgjigjja adekuate mbetet shumë e limituar në Kosovë, si shembull në krahasim me numrin aktual të incidenteve, në Kosovë dhuna në familje mbetet nën-raportim. Janë disa arsye si siguria e pabarabartë në urdhërat për mbrojtjen e viktimave, mbrojtja civile, mungesa e koordinimit dhe trajnimit në zbatimin e ligjit dhe sektorit të drejtësisë, dështimi për të kryer vlerësimin e rastit të dhunës, hedhja poshtë e shumë rasteve, përqindja e ulët e dënimit të fajtorëve ose dënime të pakta, pastaj fajësimi i viktimave dhe mungesa e fondeve për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave”, tha ajo.

Sipas saj, institucionet publike kanë përgjegjësinë t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi dhe viktimat e dhunës gjinore në veçanti.

Boyd McKechnie, këshilltar i lartë për çështje politike në veri i zyrës së BE-së, tha se është me rëndësi që viktimat të kenë kurajo, por për ta pas këtë duhet të kenë besim në institucionet e drejtsisë.

“Njerëzit duhen të kenë besim te sistemi, duhet të kenë besim te sistemi që i mbron, një polici dhe gjyqësor të mirë. Ata duhet të kenë kurajo, njerëzit të cilët mund të abuzohen duhet të kenë kurajo të vazhdojnë tutje, dhe do ta kenë këtë kurajo nëse do të besojnë në sistemin që i përfaqëson ata  “, tha McKechnie.

Ndërkaq, Adriana Hoxhiq, ministre në largim e Administratës dhe Pushtetit Lokal, gjatë fjalimit të saj tha se është obligim moral që gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat dhe segmentet e shoqërisë.

Ajo bëri të ditur për ndërtimin e “shtëpisë së sigurt” në veri të Kosovës për viktimat e dhunës në familje, ku secila viktimë do të jetë e trajtuar në mënyrë adekuate.

“Është obligim moral që gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat dhe segmentet e shoqërisë. Nëse duam shoqëri të shëndoshë, atëherë kjo është rruga më e drejtë  të cilën duhet ta mbështesin të gjithë, si pushteti qendror, ashtu edhe ai lokal, sektori joqeveritar, si dhe secili individ që jeton në territorin e caktuar…Ne tani jemi në situatë kur të katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës janë të vendosur të ndihmojnë në instalimin e institucionit  “Shtëpisë së sigurtë” të karakterit regjional, i cili do të jetë i organizuar në atë mënyrë që secila viktimë të jetë e trajtuar në mënyrë adekuate”, tha ajo.

Gjatë këtij debati kanë diskutuar edhe pjesëmarrës tjerë të cilët theksuan nevojën institucionale dhe të shoqërisë në përgjithësi për mbështetjen e viktimave të dhunës familjare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?