Amerika sanksione ndaj ministrit iranian për kufizimet e internetit

Thesari i Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione kundër ministrit të Komunikimeve të Iranit, Mohammad Javad Azari Jahromi, pasi regjimi në Teheran i bllokoi komunikimet në Internet gjatë protestave në këtë vend. “Po e sanksionojmë ministrin e Komunikimeve për kufizimin e qasjes në Internet, përfshirë edhe aplikacionet e mesazheve, që kanë ndihmuar dhjetëra-miliona iranianë të mbeten […]

“Po e sanksionojmë ministrin e Komunikimeve për kufizimin e qasjes në Internet, përfshirë edhe aplikacionet e mesazheve, që kanë ndihmuar dhjetëra-miliona iranianë të mbeten në lidhje me njëri-tjetrin”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Protestat në Iran shpërthyen më 15 nëntor, pasi çmimi i naftës u rrit rreth 200 për qind.

Zyrtarët i konfirmuan pesë të vdekur në protesta, por organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, tha se mbi 100 protestues besohet se janë vrarë, pasi autoritetet kanë përdorur municion të gjallë kundër tyre.

Thesari amerikan tha se Azari Jahromi është ish-zyrtar i Ministrisë së Inteligjencës në Iran, i cili e ka rritur censurën në Internet prejse është bërë ministër, dy vjet më parë.

Shërbimet e Internetit në Iran kanë qenë kryesisht të bllokuara edhe të premten, për të gjashtën ditë me radhë.

Sanksionet do t’i ngrijnë të gjitha asetet financiare dhe pronat që Azari Jahromi ka në SHBA.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?