Ambasadorja franceze: Macron u keqinterpretua për Shqipërisë

Ambasadorja franceze: Macron u keqinterpretua për Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac, ka folur së fundmi për çështjen e negociatave me Shqipërinë. Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë. Ajo ritheksoi fjalët e presidentit Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre […]

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac, ka folur së fundmi për çështjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë.

Ajo ritheksoi fjalët e presidentit Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre është e hapur, por që interpretimet e deklaratave të tij nuk janë të sakta. Për sa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur.

“Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re. Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Shqipërisë. Ka thjesht disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Franca mendon se duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet jo-anëtare”.

“Dera është e hapur. Mirëpo duhet që së pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Evropës”, tha Vasac, shkruan Lapsi.

Ndërsa, Macron kishte thënë se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut. Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, ishte shprehur Macron duke thënë se vlerësonte progresin e deritanishëm të dy vendeve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?