Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë shfajësohet për festën e mbrëmshme që çuditi qytetarët

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka arsyetuar festën e mbrëmshme për nder të 28 Nëntorit, ku morën pjesë edhe politikanë kosovarë si Ramush Haradinaj, Albin Kurti, etj. Ai ka thënë se ishte ‘një mbledhje në shenjë solidarizimi e falënderimi’. Mirëpo kjo irritoi jo pak njerëz në Kosovë, të cilët shprehën indinjatën per shkak […]
Ai ka thënë se ishte ‘një mbledhje në shenjë solidarizimi e falënderimi’.
Mirëpo kjo irritoi jo pak njerëz në Kosovë, të cilët shprehën indinjatën per shkak sepse kjo mbledhje ‘solidarizimi’ nuk dukej aspak e tillë. Dukej më shumë si një ambient festiv.
Një organizim festiv, në kohën kur në Durrës e Thumanë vazhdonte operacioni i kërkim shpëtimit, dukej i shëmtuar.
Në Dossies D, Minxhozi tha se ‘Kosova dhe Shqipëria kane shumë data të rëndësishme dhe 28 Nëntori është një prej tyre’.
Periskopi vlerëson se 28 Nëntori është një prej datave më të rëndësishme për shqiptarët por në raste të jashtëzakonshme, jo domosdoshmërisht duhet të shënohen festat me ceremoni festive. Në fund të fundit, a nuk janë anuluar te gjitha aktivitetet festive për 28 Nëntorin, gjithandej ku ishin paraparë?
Kujtojmë se Shqipëria dhe Kosova janë në zi për viktimat e tërmetit, derisa shtet shqiptar, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas tërmetit tragjik./Periskopi/












