Ambasadori gjerman: Të rinjtë e Kosovës janë të pashkathtë

Ambasadori gjerman: Të rinjtë e Kosovës janë të pashkathtë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional, pasi një gjë e tillë siguron një të ardhme më të qëndrueshme të Kosovës. Diplomati gjerman në certifikimin e pjesëmarrësve të projektit nga aktivitetet “Kërkues i Mundësive” dhe “Skema e Praktikës në Punë […]

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional, pasi një gjë e tillë siguron një të ardhme më të qëndrueshme të Kosovës.

Diplomati gjerman në certifikimin e pjesëmarrësve të projektit nga aktivitetet “Kërkues i Mundësive” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”,  tha se nuk duhet të gjithë fokusohen në nivelin akademik dhe se për të sjellë investitorë në Kosovë duhet të krijohen mundësi të reja punësimi.

“Këtu ka mungesë të shkathtësive të punës, do të thotë nuk ka fuqi punëtore me shkathtësi të caktuara. Kjo është një fenomen, të cilin ne e kemi parë që është një mundësi që mund të dalë në zbulimin e mundësve. Janë disa fusha që kanë nevoja jashtëzakonisht të mëdha, por të cilat duhet të identifikohen. Si p.sh. shumë të rinj nuk e kanë të qartë se çka do të bëjnë pasi të përfundojnë shkollimin. Shkollat profesionale duhet të marrin pjesën e tyre, t’i takojë pjesa e tyre në këtë pjesën e dyfishtë që e kemi sjellë ne në Kosovë, në mënyrë që këta të rinj të kenë një të ardhme të qëndrueshme në Kosovë. Ka të bëjë gjithashtu për të menduar edhe një herë lidhur se mendimin se gjithsesi duhet të punojmë një punë të tavolinës me krevat të bardhë”, tha ai.

Nga organizata GIZ, që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte, teksa shtoi se ky projekt do t’iu ofrojë mundësi atyre  për të kuptuar avantazhet e tyre për punë.

“Ky zbulim i mundësive iu siguron juve që në mënyrë sa më të informuar të kuptoni cilat janë avantazhet e juaja dhe çka kërkohet në tregun e punës. Duke i shtuar asaj që unë kam parë, kur po e përgatisja këtë hulumtim me gjeneratën Z lidhur me zbulimin e mundësive, gjenerata Z ishin ata që kishin lindur pas vitit 1999, ku shumica prej jush kanë vlerat themelore që janë aktivizimi dhe barazia dhe mundësia, Të gjitha këto i shoh para jush”, tha Becker.

Studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti.

“Shpresoj shumë që ky aktivitet do të vazhdojë edhe në gjeneratat e ardhshme jo vetëm te ne apo edhe në shkollat e tjera. Ky aktivitet mua më ka ndihmuar shumë dhe më ka motivuar për të pasur një karrierë sa më të mirë”, u shpreh Musliu.

Përveç këtij projekti, GIZI-i gjerman po e përkrahë Kosovën edhe në disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?