Ambasadori gjerman për zgjedhjen e Peter Bayer: Ai e njeh Kosovën mirë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e ka pritur me gëzim të madh zgjedhjen e diplomatit gjerman, Peter Beyer, si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës. Heldt përmes Twitterit e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm zgjedhjen e Bayer në këtë detyrë. “Kjo është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e ka pritur me gëzim të madh zgjedhjen e diplomatit gjerman, Peter Beyer, si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Heldt përmes Twitterit e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm zgjedhjen e Bayer në këtë detyrë.
“Kjo është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më të mira për Peter Beyer për këtë detyrë të rëndësishme. Ai e njeh Kosovën dhe rajonin mirë. Gjithë të mirat”, ka shkruar ambasadori Heldt.

Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, CDU, sot është vënë në detyrën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës, duke mposhtur në këtë garë ish-spiunin rus, Aleksander Kondatrijev.
Zgjedhjet e Bayer në këtë detyrë e kanë përshëndetur edhe liderët politikë në Kosovë.












