Albin Kurti thotë se mori përkrahjen e deputetëve nga pakicat joserbe

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e tre deputetëve të pakicave joserbe. Me këtë hap, fituesi i zgjedhjeve ka arritur të mbërrijë numrin 60 te deputetëve që do t’i japin përkrahje për Qeverinë e re, duke llogaritur edhe votat e LDK’së. “Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, […]
“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti, në një njoftim në FB.
Kurti ka bërë të ditur se me LDK’në janë marrë vesh të ndërtojnë Qeverinë posa të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit.
Numërimi i votave ka përfunduar sot ndërsa ditët në vazhdim pritet të përmbyllet procesi paszgjedhor.












