Albin Kurti: Do ta bëjmë Bashkimin Kombëtar

I ftuar në Open në Top Channel Albin Kurti foli për bashkimin kombëtar, shkruan Periskopi. Albin Kurti u pyet se a është i mundur dhe si mund të bëhet bashkimi kombëtar duke u përgjigjur se do krijojë një federatë. “Anëtarësimi në Baskimin Evropia varet prej nesh. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar varet nga ne. Europa […]
Albin Kurti u pyet se a është i mundur dhe si mund të bëhet bashkimi kombëtar duke u përgjigjur se do krijojë një federatë.
“Anëtarësimi në Baskimin Evropia varet prej nesh. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar varet nga ne. Europa do me kriju një federatë. Ne ta krijojmë një federatë tonën”, tha Albin Kurti.
Lideri i VV’së po ashtu ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve.
“Unë besoj se rënia gjatë këtyre dy viteve ka ndodhur nga teza e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkimin me Shqipërinë. Ne në bashkim kombëtar nuk zvogëlohemi por bëhemi më të mëdhenj”
“Qytetarët e duan bashkimin me Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën por nuk besojnë se ka politikan serb që i japin ato vende. Qytetarët kaë frikë dhe besojnë se ka politikanë në Kosovë që e japin veriun”, tha tutje Albin Kurti./Periskopi/












