Aktorët nga teatri i Korçës ngjiten në skenën e teatrit në Beograd

Aktorët nga teatri i Korçës ngjiten në skenën e teatrit në Beograd

Shfaqja teatrore “Doktor Shuster” mbrëmjen e kaluar ishte në skenën e teatrit “Zvezdara” në Beograd. Vepra e autorit Dushan Kovaçeviç me regji nga Qëndrim Rijani, dhe një kastë aktorësh të njohur nga teatri i Korçës, por dhe artistë të tjerë. Regjisori Rijani shprehet se kjo shfaqje realizohet në kuadër të projektit WBF (Western Ballkans Fund […]

Regjisori Rijani shprehet se kjo shfaqje realizohet në kuadër të projektit WBF (Western Ballkans Fund ), i cili mbështet këtë bashkëpunim teatror.

“Të lumtur e plot emocion, që trupa e teatrit tonë do të performojë këtë vepër në këtë teatër dhe pranë autorit Dushan Kovaçeviç”, thotë regjisori Rijani. Në veprën e autorit Dushan Kovaçeviç janë në role aktorë si Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritëro Ame, Blerta Belliu, Shkëlqim Jupi, Gloria Nura, Arben Malësia, Nikola Stefanov. Mesazhet që përcjell vepra e Dushan Kovaçeviç, janë komplekse, që nga respekti për të moshuarin, për të vdekurin, te marrëdhënia me Zotin.

Në komedinë e zezë me regji nga Qëndrim Rijani, gjithçka rrotullohet rreth karrocave invalidësh, të cilat metaforikisht trajtojnë handikapin e shoqërisë sonë mbi të vërtetat tronditëse si raporti baba-fëmijë, burrë-grua, motër-vëlla, vëlla-vëlla Komedia e zezë “Doktor Shuster” përmban brenda saj gjithë problematikën e rajonit të Ballkanit.

Ndërsa elementi “karrocë” vjen si përkrahje ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe keqardhja është ajo gjë për të cilën ata kanë sa më pak nevojë. Vepra trajton fatit e dy njerëzve, motër e vëlla, të cilët në vitet e tranzicionit nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionet e tyre, motra si pianiste, kurse vëllai si doktor.

Të veçuar këta njerëz janë përfaqësues të një kategorie morali që nuk ekziston më, po aq edhe tipa që mbështesin një mentalitet të ri. Qëndrim Rijani ka shfaqje në teatro të ndryshëm. Në aktivitetin e tij përmendim shfaqjet si “Ne vijmë për Ajër” (Skot O’Mor), “Kapitulli i Dytë” (Neil Simon), “Gjymtimi” (Martin Mcdonagh), “Doktor Shuster” (Dushan Kovacevic), “Art” (Yasmina Reza), “Gënjeshtër Pas Gënjeshtre” (Anthony Nelson), “Ushtria e Ui Tomasit” (Martin Mcdonagh), “Shtëpia e Bernarda Albës” (Federico Garcia Lorca), “Darka e Thërrimeve” (Refet Abazi), “39 Hapat” (Alfred Hitchcock), “Gratë” (Robert Thomas), “Roberto Xuko” (Bernard Marie Kolltez), “Në Det” (Slawomir Mrozhek), ” Jashtë bie borë” ( Vincenzo Salemme), me të cilat ka qenë pjesëmarrës në festivale të ndryshme.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya