Agim Bahtiri: Do ta ndryshojmë Kosovën sbashkarisht, do t’jua rrisim inteligjencën serbëve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është i ftuar në emisionin Debat Plus ku po flet për Qeverinë e Re të kryesuar nga partia së cilës i takon, transmeton Periskopi. Bahtiri ka deklaruar se me LDK-në po diskutojnë për ta “ndryshuar Kosovën sbashkarisht” dhe se do të fokusohen në disa […]
Bahtiri ka deklaruar se me LDK-në po diskutojnë për ta “ndryshuar Kosovën sbashkarisht” dhe se do të fokusohen në disa çështje të ndjeshme për Republikën e Kosovën.
Ai ka përmendur korrupsionin si “sëmundjen e të gjitha të këqijave”, shkruan Periskopi. Megjithëse, në fakt, sëmundja e të këqijave si term do të duhej të ishte diçka pozitive.
Bahtiri po ashtu ka folur edhe për temën e serbëve të Kosovës, për të cilën temë tha se merret tash e 6 vite si kryetar komune.
Ish anëtari i AKR-së deklaroi se “do t’ia rrisnin inteligjencën serbëve” në mënyrë që të votonin kandidatët lojalë që e pranojnë Republikën e Kosovës.
Më tej, ai ka folur edhe për takimet që ka pasur me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.
Bahtiri tha se nuk e kishte ditur që do të shkonte në një “mbledhim të njerëzve të PDK-së por se do të bisedonte për çështjen e dialogut. Kur kom shkuar, e pashë se ishin mbledhur njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Jua heqi kapelën njerëzve që kanë luftuar për këtë vend. Kom menduar diçka tjetër, dhe e kom kaluar një kohë me ta.” /Periskopi












